Milena Deraj ka rënë në prangat e policisë së kryeqytetit, pasi ka mashtruar disa persona se do t’i ndihmonte të merrnin bono thesari në Bankën e Shqipërisë, apo në çështje gjyqësore.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, ajo arriti të mashtronte shoqen e saj dhe t’i merrte 230 mijë euro me qëllim që ta ndihmonte të merrte bono thesari.
“Viktima” e 30-vjeçares është biznesmene në Delvinë. Me paratë e marra përmes mashtrimit, ajo ka blerë një shtëpi në Tepelenë.

Mësohet se ajo më parë ka punuar në Bankën e Shqipërisë, por ka një vit që është shkëputur./tch