Sot janë publikuar notat e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë. Të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm:

https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/

Provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë e kanë kryer në total 27180 maturantë. 444 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 15 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 98.37% ndërsa nota mesatare është 7,34.

Brenda disa orësh do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit. Theksojmë se ndër vite qarku Kukës ka arritur të marrë vendin e parë në bazë të notës mesatare.