Marjus Musaku i cili përdhunoi dhe mbajti peng 9 ditë nënën e dy fëmijëve nga Durrësi është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit.
Sipas informacionit zyrtar bëhet me dije se Musaku akuzohet për veprat penale për “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.
Kujtojmë se 32-vjeçari Marjus Musaku, u arrestua pasi prej 9 ditësh mbante peng nën kërcënimin e armëve të ftohta, shtetasen Ersida Dyrmishin.
E reja pasi ështè liruar dhe ka shkuar në banesë ka bërë denoncimin në polici së bashku me bashkëshortin e saj.