Arsyeja e të shtënave me armë mbrëmjen e sotme në Kurbin kanë qenë primaret e PD-së.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë është shtetasi Van Rica, 53 vjeç, pasi është konfliktuar me nënkryetarin e degës Kastriot Marku (Prenga).
Ndërkohë njoftojmë se ngjarja ka ndodhur gjatë mbledhjes së kryesisë së degës dhe kandidatëve të primareve për zgjedhjet lokale. Policia njofton se në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik.
Mësohet se ata mbështesnin kandidat të ndryshëm për procesin e “Primareve” që është duke zhvilluar PD.