Gjykata penale la në burg 10 personat e arrestuar ditën e djeshme, pasi shpërndanin drogë të forta në ambiente të ndryshme të Tiranës.
Në total gjatë operacionit “Harta” u arrestuan 20 persona dhe 4 të tjerë u shpallën në kërkim. Të arrestuarit për të cilët u mor masa sot: Jurgen Hasmataj, Altin Lani, Armaldo Xheladini, Dorjano Çela, Fabian Qoku, Muharem Tarushi, Denis Idrizi, Erion Xhaxho, Polikron Shabani, Redi Lolaj.
Ndërkohë 10 të arrestuarit e tjerë do të njihen me masën e tyre të sigurisë, ditën e nesërme.
Këta dy grupe në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin drogra kokainë dhe marijuanë në afërsi të shkollave të kryeqytetit, ndërsa klientë kishin nxënësit.