Sapo është mbyllur seanca e parë e Parlamentit. Ajo është drejtuar nga deptuetja më e vjetër në moshë Luljeta Bozo.

Pas një fjalimi të shkurtër, Bozo ka lexuar më pas emrat e të gjithë deputetëve sipas listës së depozituar nga KQZ.

Në mes tyre ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Më pas Bozo ka kërkuar nga grupet parlamentare të propozojnë emrat e komisionit të verifikimit të mandateve.

Nga ana e PS-së deputetët që u propozuan si anëtarë janë Klotilda Bushka, Aurora Mara, Nasip Nacco dhe Toni Gogu.

Ndërsa nga opozita Sajmir Korreshi, Dhurata Tyli, Greta Bardeli dhe Belind Këllicci.