Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i ka bërë s%rish thirrje qytetarëve ditën e sotme, që t’i bashkohen në protestën e 11 shkurtit.

Nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale shprehet se më 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës.  Sipas kreut të PD i vetmi qëllim i kryeministrit Edi Rama është asgjësimi i pluralizmit dhe demokracisë.

“Me 11 shkurt në ora 12:00 Shqipëria marshon drejt Tiranës! Tirana derdhet në rrugët dhe sheshet e saj!”, shkruan Berisha.