Pak orë para protestës, Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka publikuar dy fotografi në rrjetin e tij social.
Në njërën foto shfaqet boksieri i njohur shqiptar, Eri Bramellari nga ringu në Manhatan me flamurin e PD në dorë.
Ndërsa në tjetrën një grup shqiptarësh në aeroportin e Romës, të cilët janë nisur drejt Shqipërisë.
“Nga aeroporti i Romes deri ne Manhatan , shqiptaret dergojne mesazhin e tyre per protesten. Nje grup shqiptaresh qe jane nisur nga Roma per protesten dhe boksieri shqiptar Eri Bramellari nga ringu ne Manhatan, NY !”, shkruan Edi Paloka.
Kujtojmë se protesta kombëtare mbahet sot në orën 16:00 para kryeministrisë.
Madje Policia e Shtetit ka njoftuar 24 orë përpara protestës kombëtare të opozitës për rrugët dhe segmentet që do të bllokohen për të krijuar lehtësia për qarkullimin e qytetarëve, të cilët do të marrin pjesë në tubimin e ditës së sotme.