Dhunuesi i 28-vjeçares, Gleard Guzhollin ka rënë në pranga bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij.
28-vjeçarja është rrëfyer për TopNeës, nga ambientet e spitalit për të gjithë ngjarjen e rëndë. Ajo tregoi se dhuna kishte nisur që në Gjermani, deri kur prindërit e saj morën vesh për dhunën dhe i kërkuan 31-vjeçarit që të largohej nga banesa.
“Jam psikologjikisht dhe fizikisht shumë rëndë. Unë punoj si infermiere në Gjermani, dhe erdha në Shqipëri vetëm për atë.
Kemi bërë një takime për një muaj e gjysëm atje, pas disa javëve filloi dhuna në Gjermani, por jo si dhuna në Shqipëri.
Pas 3 muajve u ndamë, dhe më kërkoi falje, dhe më kërkoi të kthehesha edhe e rifillova lidhjen.
Unë jam lindur dhe rritur në Gjermani, kam ardhur vetëm për pushime në Shqipëri.
Prindërit e mi, nuk e pritën mirë lidhjen. Më thanë mos shko në Shqipëri sepse nuk do e kesh mbështetjen tonë. Telefonin ma kishte marrë, as me dalë nuk më dilte, më mbyllte me çelës. Më thoshte do të të hedh në lumë, më bënte presion, më kërkcënonte se do më vriste familjen, më godiste me shkelma në kokë.
Më mori gjithë çelsat e të gjithë dhomave. Mendoj se ai donte të hakmerrej, pasi prindërit e mi në Gjermani i thanë të largohej nga shtëpia. Më futi në dush, më zhveshi, më futi duart disa herë në fyt për të më mbytur. Më kërcënonte që do të më bënte foto nudo. Erdhi dhe më ndihmoi motra e tij, e kushërira, telefonuan ambulancën dhe mjekëve iu thanë: E kemi gjetur në rrugë…”, tha 28-vjeçarja.