Me fytyrën e mbuluar dhe me kapele në kokë, Alma Kaçi u paraqit pak më parë në Gjykatën e Posaçme për të mësuar masën e sigurisë.
Alma u arrestua pas publikimit të video-skandalin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, ku ajo shfaqet duke kryer marrëdhënie seksuale me të në zyrën e tij, e po ashtu, duke folur më një tender për qentë e rrugës.
Më herët, Prokuroria e Posaçme vendosi masën e sigurisë Arrest shtëpie për Alma Kaçin, ndërsa dërgoi pas hekurave Safet Gjicin për veprat penale shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv.