Një protestues i veçantë i veshur me kostum popullor, me qeleshe në kokë dhe flamurin kombëtar mbi supe, i hipur në kalë është nisur drejt kordonit policor që ka rrethuar Parlamentin ditën e sotme.
Siç shihet në foto, protestuesi është afruar tek kordoni policor dhe ka treguar se do të hyjë në Kuvend. Teksa opozita është duke protestuar, kujtojmë që edhe këtë të enjte, kryeministri Edi Rama mungon sërish në seancë plenare.
Protestuesi i veçantë u bashkohet qytetarëve, ‘kali blu’ shkon para Kuvendit.