Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka postuar sot një video ku shfaqet me të gjithë homologët e shteteve anëtare në NATO.

Por nuk janë pamje siç jemi mësuar të shohim nga takime, biseda në tryezë apo dhe konferenca. Në video shfaqen të gjithë krerët me nga një armë në dorë.

Në videomontazh Rama shfaqet me një kallashnikov në dorë dhe me vitin 2009, vit në të cilin Shqipëria u anëtarësua në NATO.

“MIRËMËNGJES 😊

dhe me këtë video plot humor nga Samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë😅”, shkruan Rama.

Postimi vjen pas samitit të NATO-s të zhvilluar në Vilnius të Lituanisë.