Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij pas uljes së avionit të parë në pistën e aeroportit të Kukësit, “Zayes”-Flatrat e Veriut së bashku me disa kuksianë mosbesues të ardhur nga Londra.

“Së pari do të doja një vullnetar, kush del vullnetar të fijë këtu. Më prek më prek jam real apo 3D? Unë jam real, sapo kam pasur kënaqësinë e jashtëzakonshme të zbres nga një avion real në këtë aeroport real me një grup njerëzish real të cilët kisha shumë kohë që doja ti takoja se ma kanë lexuar librin e shtëpisë me shumë pasioin sa herë kam folur për aeroportin. Erdha me disa kuksianë se  ma kanë lexuar librin e shpisë më me shumë pasion se sa të gjithë të tjerët sa herë flisja për aeroportin e Kukësit. Njëri quhej Edi Rama dhe ishte me PD, jo ishte realisht, emrin e gjatë e kishte me Eduard, por i thonin Edi. Hë me vllai i thashë se e hëngre këtë rrenë me një areportin me 3 D.

I thashë dy rrugë ka ose bashkë do ikim botën tjetër dhe do të japin llogari atje, e unë s’do e mbaj llafim, ose do ikim atje. Ta shohim më tha?

Tjetri më tha. Jo,jo e mbajte llafin. Ne demokratët kemi gjë tha, po nuk e patëm nuk e besojmë. Si ka mundësi i thashë që ata u shaluan me rrena për 30 vite. Tjetri më tha ore a ka ndonjë vend për patronizahist se unë nuk do të kthehem ma, më tha”, deklaroi Rama në fjalën e tij.

Ai theksoi se sot është një ditë fantastike për për Kukësin, Kosovën por edhe për të gjithë shqiptarinë. Më pas ai iu drejtua mosbesuesve: E mbajta llafin? E shihni që nuk është 3D.