Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i dhunës i ndodhur ditën e sotme gjatë procesit të votimit në Fushë-Krujë.

Mësohet se Ilir Hyka, komisioner i koalicionit Bashkë Fitojmë në qendrën e votimit ‘1302-1’ në Fushë-Krujë është dhunuar nga disa persona ende të identifikuar.  Në një intervistë për media, ai tregoi se si ndodhi ngjarja, ndërsa shtoi se tre persona të cilët i njihte kanë ardhur e kanë kapur nga karrigia ku po qëndronte si komisioner dhe e nxorën me forcë jashtë.

“Në një moment kishte shumë votues, dhe ishte e pamundur që të votonim. U çova nga karrigia dhe u bëra thirrje të gjithëve që të mbanin radhën e të votonin sipas rregullave. Jashtë shikoj një çift të moshuarish dhe u kërkoj atyre që të votojnë të moshuarit. Në atë moment unë ulem në karrigen time. Disa persona vijnë me kapin nga karrigia dhe filluan duke më thënë se kush je ti që merr njerëz nga jashtë dhe fut njerëz brenda. Unë ju thashë se jam komisioner. I njoh personat që më dhunuan. Policia ka identifikuar njërin nga të tre.”- tha ai.