Një turiste britanike 20-vjeçare raportoi përdhunimin e saj gjatë një pushimi në ishullin Rodos. Sipas britanikes “Daily Mail”, 20-vjeçarja u ankua se ishte dhunuar nga një 23-vjeçari shqiptar që e kishte njohur online. Gjatë pushimeve të saj në Rodos, e reja pranoi të shkonte për të notuar me 23-vjeçarin në plazhin e Glystra.

Mësohet se e reja u ka pohuar autoriteteve greke se e ka takuar 23-vjeçarin në dhomën e saj dhe më pas kanë shkuar me motorin e tij në plazh për të notuar.

20-vjeçarja pretendoi se djali e sulmoi dhe e përdhunoi në det. Menjëherë më pas, sipas denoncimit, 20-vjeçarja ka shkuar në plazh, është veshur dhe i ka kërkuar që ta çonte në hotelin e saj.

Kur mbërritën në hotel, 23-vjeçari akuzohet se e ka ndjekur në dhomën e saj dhe ka tentuar ta përdhunojë sërish. Më pas vajza ka pretenduar se e ka larguar dhe më pas ka shkuar në komisariat ku ka denoncuar përdhunimin.

23-vjeçari u arrestua si i dyshuar për përdhunim dhe tentativë përdhunimi dhe u dërgua në komisariat, ku viktima e dyshuar e identifikoi atë. Ai deri tani i ka mohuar akuzat.