Një 17-vjeçar shqiptar është arrestuar së fundmi në Itali pasi një 18-vjeçare e akuzon për dhunë seksuale.
Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë kur dy të rinjtë ishin njohur në një klub nate në Imperia.
Por pas mbarimit të festës, 18-vjeçarja thotë se shqiptari i ishte afruar duke e bindur të hipte në një makinë dhe aty ka ndodhur dhuna seksuale.
Fillimisht i riu me origjinë shqiptare u ndalua por nuk u arrestua për shkak të mungesës së provave. Por pas disa ditësh ai u arrestua dhe pritet t’i komunikohet masa e sigurisë në ditēt në vijim.