Rei Meta, autori i vrasjes së Armando Meshaut ditën e djeshme në Vlorë ka folur para policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Meta ka thënë se 55-vjeçari e ka ofenduar teksa ishin duke debatuar dhe pretendon se e ka goditur për vetëmbrojtje.
“Me Armandon u takova rastësisht në internet kafe. Po printonte disa dokumente. Me të kam pasur një konflikt të hershëm për çështje lekësh. Unë para disa kohësh kisha ndërmjetësuar tek një tjetër person që Armando të blinte një sipërfaqe toke.
Ai më kishte premtuar se nëse do të mund të blinte atë tokë, unë do të përfitoja prej tij një shumë lekësh, por që nuk më tha se sa. Pas disa kohësh mora vesh se ajo sipërfaqe toke ishte blerë nga Armando dhe disa herë dhe kam shkuar ta takoja i kërkoja lekët që më kishte premtuar”, mësohet të këtë thënë 33-vjeçari.
Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme (7 gusht) në një qendër interneti, pranë Gjykatës së Vlorës. Meta e ka goditur viktimën me 2 grushte, në fytyre dhe pas koke dhe Armando Meshau ka rënë në tokë, ku ka goditur kokën në pllaka dhe kjo ka rezultuar fatale për të.
Autori i ngjarjes është larguar nga skena e krimit dhe u kap rreth 4 orës pas vrasjes, në zonën e Lungomares.