“Më ofendonte rëndë e më vinte në loje dhe nuk durova”. Kështu e ka justifikuar 25-vjecari Ludjan Zaimi, plagosjen e kolegut të tij me armë zjarri, brenda komisariatit nr 3 në Tiranë.
25- vjecari ka shfaqur pendesë për krimin, ndërsa ka thënë se ka qëlluar në inat e sipër kolegun Çaush Saliasi, i cili ndërroi jetë në spital pas plagëve që kishte marrë. Ai ka treguar se Saliasi e bullizonte shpesh dhe kishin shumë konflikte.
“Veprova në inat e sipër sepse më ofendonte rëndë e më vinte në loje dhe nuk durova. Vetëm pas disa minutash kam kuptuar çfarë kam bërë”- mësohet të jetë shprehur 25-vjecari. Ai ka treguar po ashtu se përpara se ta qëllonte i është drejtuar me fjalët “Si do e lëmë bashkë?”.
Policia ka gjetur antidepresantë në shtëpinë e 25-vjeçari dhe mësohet se ai kishte marrë kontakte me një psikologe kohët e fundit.