Deputeti Ervin Salianji, ndërsa ka qenë i ftuar në një emision televiziv ka komentuar edhe situatën në PD, dhe përplasjet brenda krerëve të demokratëve.

Ai tha se Basha tani nuk duhet as të dalë në publik pasi deklaroi me gojën e tij që është drejtuar nga Berisha prej 10 viteve.

“As unë as ju nuk e bëjmë fitues. Një njeri që del në publik dhe thotë për 10 vite me ka komanduar Sali Berisha, kur e dëgjova ishte të vija duart në kokë. Me të ardhur turp që e kemi mbështetur, unë ti dhe kushdo. Më ka komanduar për 10 vite Berisha, tha, dhe tani u çlirova.

Dhe del prap në publik. 10 vite ju kam thënë që jam kryetar partie, që do bëhem kryeministër, kam sjellë në rol një klloun sikur do të jem kryetar partie dhe më ka komanduar Berisha, ky amerikani me rubla.

Votat që ky tjetri flinte gjumë dhe u zgjua tha tani do të kthehem unë, janë të atyre që ishin në takim, janë këta njerëz ishin atje, ky tjetri ishte në gjumë.

Votat që PD mori, ishin të deputetëve në takim. Ndaj ka vlerë bashkimi. Nëse Basha do të bënte një parti të re, do ishte me një logjikën e vet që unë tani jam pakicë, nuk vazhdoj dot më me këtë parti se jam mësuar të jem kryetar, bën një formacion të ri politik, kush ka këtu problem. Problemin është që dikush që është pakicë thotë jam shumica, ky është turpi i PD, ka humbur çdo betejë”, tha Salianji.