Emigrantët shqiptarë kanë hequr dorë nga gomonet dhe po u japin bandave kriminale 7,000 paund për të kaluar Kanalin me skaf. Këtë e bën të ditur media britanike, The Sun e cila shkruan se taktika e re vjen pasi Franca ka vendosur të kërkojë pagesa prej shumë miliardë paundësh çdo vit.

“Veprimet e këtyre kontrabandistëve të njerëzve thjesht tregojnë se çfarë është kundër qeverisë. Duke udhëtuar me varka më të mëdha dhe më të forta, shqetësimi është se ata mund të mbërrijnë në MB përtej rrugëve të zakonshme, duke e bërë edhe më të vështirë zbulimin”, tha Alp Mehmet, kryetar i Migration Ëatch në Mbretërinë e Bashkuar.

Kryeministri Rishi Sunak do të udhëtojë nesër në Paris për të takuar presidentin francez Emmanuel Macron, i cili do t’i kërkojë zgjidhjes të vendosë më shumë ushtarë në plazhet pranë pikave të kalimit Calais dhe Dunkirk.

Vitin e kaluar, 45,755 azilkërkues kaluan Kanalin me anije të vogla, ku më shumë se gjysma ishin nga Shqipëria dhe Afganistani.