Një mega-operacion është zhvilluar së fundmi nga policia italiane.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se [olicia italiane ka shkatërruar një grup kriminal që merrej me trafikun ndërkombëtar të drogës.
Nga detajet e mësuara njoftohet se 14 persona kanë rënë në pranga, 9 prej të cilëve janë italianë dhe 5 shqiptarë.
Hetimet, të cilat filluan në maj 2016, çuan në sekuestrimin e mbi 2300 kilogramëve drogë, përfshirë marihuanë, kokainë dhe heroinë.
Kjo sasi kap vlerën e mbi 15 milionë eurove. Hetuesit gjetën shtatë milionë doza të vetme që mund të merreshin nga pikat e shitjes me pakicë.
Shkatërrimi i grupit kriminal u bë i mundur falë bashkëpunimit të Sic (Ekipi i Përbashkët Hetimor), një organ bashkëpunimi gjyqësor dhe policor i krijuar në vitin 2017 në Tiranë.