Lundrimi detar i ditës së sotme për linjën Vlorë Brindisi është anuluar.

Bëhet me dije se kjo gjë ka ndodhur për shkak të ndryshimeve të papritura të motit, teksa për shkak të erës së fortë që ka përfshirë gjirin e Vlorës dhe dallgëzimit në det që shkon në 6-7 ballë.

Gjithashtu është pezulluar dhe lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat.

Sipas informacioneve kapitaneria do qëndrojë i pezulluar deri në një njoftim të dytë.