
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur në një konferencë paralele kryeministrit Edi Rama, teksa ky i fundit po flet në parlament.
Kreu i shtetit ka kujtuar edhe njëherë se parlamenti është i paplotë dhe vetëm 82 deputetë janë të ligjshëm. Meta i kujtoi Ramës së ndryshimet kushtetuese janë të njëanshme dhe të paligjshme.
“Ndryshimet Kushtetuese të njëanshmë do të dëmtonin reputacionin e jashtëm të Ramës si ministër i Jashtëm, kryeministër dhe kryesues i OSBE. Palët politike t’i qëndrojnë besnikë marrëveshjes së 5 qershorit. Kjo i hap rrugë përmbushjes së kushteve të vendosura nga BE. Ndryshimet janë jo vetëm të njëanshme, por edhe jo kushtetuese. Kuvendi actual nuk e ka legjitimitetin e duhur dhe të plotë për ndryshime Kushtetuese. Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitim dhe ku përfshihen edhe tre deputetët e opozitës që nuk dorëzuan mandatet.”, tha presidenti.
Kreu i shtetit citoi nenet e Kushtetutës, sipas të cilave konfirmohet se deputetët e rinj në parlament janë të paligjshëm.
Opozita parlamentare dhe maxhoranca kanë ndërmarrë një nismë për hapjen e listave dhe cënimin e koalicioneve parazgjedhore. Sipas presidentit, në kushte të tilla, Kushtetuta nuk mund të preket.