Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në një takim ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Mësohet se takimi mes tyre ka nisur rreth orës 09:00 në ambientet e Presidencës.


Tema kryesore e diskutimit është nisma e opozitës parlamentare mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave dhe koalicionet.


Detajet e takimit të sotëm pritet që t’i bëjë të ditura vetë Presidenti, pasi çdo të premte në mesditë zhvillon konferencën me gazetarët.