Presidenti Ilir Meta ka reaguar ndaj lajmit për arrestimin e 22 komisonerëve për vjedhjen e votave në Dibër, duke i dedikuar në rrjetet sociale një postim provokues ndaj kryeministrit Edi Rama.


Duke e shoqëruar postimin e tij me foton e Ramës, presidenti shkruan se është “koha për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve!”


“Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore!”, shprehet më tej Meta.


Ky reagim i kreut të shtetit erdhi edhe pas deklaratës së lëshuar nga kryeministri Rama, i cili kërkonte depolitizimin e komisionerëve.