Fatmir Sulovari, i njohur edhe si  Alias Fatmir Krasniqi dhe Leonard Theodhori raportohen te zhdukur prej datës 6 prill 2023. Ata kanë qenë bashkë deri në orët e para të mëngjesit, në një lokal në qytetin e Sarandës dhe që nga ajo ditë për ta nuk ka më asnjë informacion.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, gazetarja Kristina Fidhi dha të tjera detaje në lidhje me zhdukjen e dy personave.

“Nga hetimet e deritanishme, dihet se kishin raporte biznesi. Kanë hyrë në mirëbesim brenda një mjeti. Ishte nje takim i lënë për tu bërë, kjo pistë po mendohet.

Familjarët e të dy palëve, nuk kishin dijeni. Nëna e Leonardit, ka kontaktuar me policinë pas treditësh në mungesë, po ashtu vëllai i Fatmir Krasniqit ka shkuar në Policinë e Sarandës.

Distanca mes dy makinave ka qenë e afërt, dmth makina e dy të zhdukurve me të personave të tjerë.

Medohet se ka qenë një tjetër person që ka ndalur makinën dhe ka hyrë brenda automjetit, por ky person nuk është kapur nga kamerat”, është shprehur gazetarja.