U mbajt dje para kryeministrisë ceremonia zyrtare për pritjen e ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton. Por për pak ka përfunduar keq.

Teksa zbrisnin shkallët, si Rama, ashtu edhe Clinton për pak janë rrëzuar pasi u penguan. Por fatmirësisht gjithçka kaloi me një të qeshur gjithë siklet.

Dje, ish-presidenti i SHBA-së, u dekorua nga kryeministri Rama me “Yllin i Mirënjohjes për Arritjet Publike” si dhe ka takuar disa nga personalitetet kryesore politike në vend.