Autoritetet belge kanë shënjestruar këtë javë një bandë mafioze shqiptare. Në kuadër të operacionit anti-drogë janë arrestuar 18 persona.

Ndërhyrja e policisë belge erdhi si pjesë e një hetimi të nisur më shumë se dy vite më parë në mjedisin kriminal shqiptar lidhur me trafikun e kokainës dhe kanabisit.

Kërkimet çuan në sekuestrimin e 800 gr kokainë dhe produkte prerëse të paketuara në një arkë që shërben si “punishte” për të dyshuarit, dhjetëra pako te vogla kokaine të shpërndara në adresa të ndryshme por edhe në arka të vendosura në disa automjete (fenerë, kuti dorezash, mbështetëse koke, etj.), pajisje për paketimin dhe shitjen e kokainës.

Gjithashtu u zbulua një plantacion kanabisi me një kapacitet prej rreth 600 bimë u a në Verviers si dhe pajisje dhe mbetje plantacionesh në Houffalize dhe Jemeppe.

U sekuestruan 33 automjete me vlerë rreth 300 mijë euro, ndërkohë u kapën dhe 30 mijë euro cash.

Pasuritë e konfiskuara nga llogaritë kapin vlerën afro 70,000€. U sekuestrua edhe një orë Rolex, televizorë me ekran të sheshtë, mallra luksi (mallra lëkure Vuitton, etj.), dokumente false italiane dhe sllovene.