GJKKO ka dënuar me 10 muaj burg në qeli ish-zv.ministren e Brendshme Rovena Voda.
Bëhet me dije se Gjykata e Posaçme e dënoi Vodën me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj në qeli.
Po ashtu njoftohet se edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg.
Sipas dosjes hetimore, në cilësinë e zv. ministres së Brendshme, Voda ka përfituar 1 mijë euro, një aparat telefonik celular dhe një arkë peshk nga dy persona.
Qëllimi i këtij ryshfeti ishte punësimi i Florida Beut si specialiste në ministrinë ku Voda punonte./ Gazeta Shqip