Kryeministri Edi Rama në nisje të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ditën e sotme foli edhe për sezonin veror që vendi ynë la pas me një bum turistësh.

Ai u shpreh se çdo qytet ka thithur turistë. „Patëm një pushtim turistësh këtë vit, shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë, me çdo shtëpi të kthyer në Air BnB të mbushur,“ tha Rama.

„Të gjithë nuk e prisnin dhe i doli jashtë parashikimeve ky fluks turistësh që pushtoi vendin. Por të gjithë ata që hedhin baltë mbi punën tonë, dhe atyre që mua dhe këtë parti na duan të vdekur, nuk e çonin nëpër mend para 10 viteve këtë.

S`po zgjatem me vrasjet, që kanë shënuar lënien më të lartë historike, gjithsesi mendje mendje kjo dynja po për mua më e bukura e kësaj kohe është se dhe ata 1 mln shqiptarë që na besojnë ne me votë dhe ata miliona të tjerë që na mbështesin, falë punës së kësaj qeverie, por dhe ata që nuk lënë pisllëk pa nxjerrë nga goja, janë të gjithë bashkë një shtyse e jashtëzakonshme për të ecur vetëm përpara,“ tha Rama.