Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mbledhur strukturat e krimeve në Drejtorinë e Policisë për të analizuar detajet e sulmit me armë zjarri ndaj Top Channel, ku ka mbetur i vdekur dhe një punonjës sigurie, Pal Kola 60 vjeç.
Vijon edhe vëzhgimi i automjetit të djegur të autorëve, ku policia ka gjetur edhe 2 armët e krimit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në atentatin terrorist ndaj Selisë Qëndore të Top Channel kanë marrë pjesë të paktën 3 persona, ku njëri ka qenë në rolin e shoferit.
Automjeti tip Range Rover rezulton i vjedhur, njesoj edhe targat e përdorura në mjet. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, autorër kanë ardhur nga Mëzezi, ka kaluar përpara godinës së Top Channel dhe rreth 100m më lart është kthyer.
Në momentin kur kanë qenë duke lëvizur drejt Mëzezit, ata kanë hapur zjarr në lëvizje, duke qëlluar rreth 27 plumba, shumica e të cilëve kanë përfunduar në fasadën e godinës.