Gazetari Xhevahir Zhabina ka treguar të tjera skenarë të mundshëm në lidhje me ekzekutimin e Edmond Papës. Gjatë një emisioni televiziv ai deklaroi se bëhet fjalë për vrasje me pagesë, ndërsa shtoi dyshimin se viktima mund të jetë tradhtuar nga miqtë dhe familjarët.

“Dyshimet e para për vrasje me pagesë. Duke pasur parasysh intenerarin e viktimës nuk besoj se ka qenë vetëm një person që ka marrë pjesë, ose autori e dinte që viktima e tij do vinte në Tiranë atë ditë.

Mund të jetë tradhtuar nga shokë, miq e familjarë. E sigurt është që autori ishte vrasës me pagesë.

Aktiviteti i tij ishte i fokusuar në Sarandë, i skeduar në trafikun e drogës. Saranda ka edhe një specifikë, atë të pronave, që është edhe një nga pistat e policisë”, ka deklaruar ai.