Sulmet kibernetike nga Irani kanë qenë temë edhe për fjalimin e Kryeministrit Edi Rama ditëm e sotme në OKB.
Sulmet kibernetike iraniane, treguan se sistemi online në Shqipëri është i pambrojtur, dhe shumë të dhëna të qytetarëve shqiptarë janë në rrezik.
Eksperti I kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi për Abcnews, se sot në vitin 2022 jemi kthyer 20 vjet pas, në kohën e bllokut dhe letrës kopjativ.
“Do të rezervohesha të thosha që për të gjitha sistemet tona jemi në vitin 0, por na janë dëmtuar shumë rëndë. Flasim këtu për sisteme të shkëmbimit të informacionit kriminal, të mbrojtjes së kufijve të integruar të statusit dhe vijimit të ndjekjes penale të personave, të informacionit operativ në lidhje me bandat e organizatat kriminale janë shumë, jashtëzakonisht janë shumë sensitive, shumë të rrezikshme sepse ato edhe po nuk janë zeruar na rrezikojnë rendin e sigurië publike. Mund të ketë përplasje, rivalitete, vrasje të dëshmitarëve, vrasje të oficerëve të policisë, të operative që kanë ndjekur dhe kanë mbledhur informacion, pra skenarët janë shumë të frikshëm dhe urojë mos të ndodhin,” tha Karamuço.