Mediat kanë siguruar dosjen hetimore të megaoperacionit të zhvilluar mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, ku u lëshuan 43 urdhër arreste, ndërsa grupi drejtohej nga tre shqiptarë.

Nga këto urdhër-arreste, 21 janë lëshuar në Shqipëri, prej të cilëve 15 janë arrestuar. Gjykata pritet që ditën e sotme  t’u komunikojë masën e sigurisë, ndërkohë nga hetimet janë sekuestruar mbi 4 milionë euro pasuri.

Por çfarë kodesh përdorte grupi i strukturuar i trafikut të drogës:

Në dosje, simboli “S” tregon lëndën narkotike të llojit marijuanë me origjinë nga Spanja.

Simboli “A”  tregon lëndën narkotike të llpji marijuanë nga Shqipëria

Simboli “H” tregon substancën narkotike të llojit kokainë

Fjala “Pako” përdoret për të treguar 1 kilogram, fjala tym dhe çokollate tregon substancën narkotike  të llojit hashash

Fjala “Pako” përdoret për të treguat 1 kilogramë

Fjala “lekë”  monedhë shqiptare, përdoret për të treguar monedhën në euro.

Fjala “Mushka” përdorej për të treguar e ”Korrierin” i ngarkuar me transportin e drogës dhe e parave.