
Pas procesit të firmosjes së marrëveshjes në kryesinë e Kuvendit, nënkryetari i Kuvendit, Myslim Murrizi tha për mediat që është kundër pikës 1 të marrëveshjes së 5 qershorit.
Ai tha se është kundër marrëveshjes së 5 qershorit por se është dakord vetëm për Listat e Hapura.
Murrizi më pas u rikthye duke folur për gazetarët ndërkohë që në dorë kishte dokuemtentin.
“Shiheni marrëveshjen. Murrizi ka firmosur për Listat e Hapura. Jemi kundër pikës 1, nuk votojmë marrëveshja jashtëinstitucionale. Mos shifni copa letrash rrugëve e i besoni”- tha Murrizi.
