Efektivët e RENEA-s kanë paralajmëruar ditën e sotme se do të ngrihen në protestë, për pagat dhe gradat e tyre.
Mësohet se efektivët kanë paralajmëruar se do protestojnë pasi ndihen të mashtruar nga premtimet se do u rritet paga, e se do të marrin grada. Efektivët paralajmërojnë se nëse nuk do të realizohen kërkesat e tyre, do të dalin në protestë para Ministrisë së Brendshme.
“Na kanë mashtruar me gradat dhe pagat. Do protestojmë para Ministrisë së Brendshme, na bashkohet ‘Sindikata’. Na kanë barazuar me kursantët e Akademisë. Jemi mashtruar, po na trajtojnë si student akademie”– thonë ata për mediat.