Gazeta Shqip ka siguruar ditën e sotme videon e shpërthimit të makinës së kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Siç shihet nga pamjet sapo Ndreca futet në makinë, makina shpërthen! Ndërkohë që ky i fundit ka shpëtuar fatmirësisht pa lëndime. 

Shpërthimi duket se ka qenë shumë i fortë dhe ka ndodhur në pjesën e parme të makinës. Ndërkohë mrekullisht pa u lënduar ka shpëtuar edhe mamaja e tij, e cila ndodhej jashtë në ato momente, shumë pranë pjesës ku mjeti shpërtheu. Ajo nxiton menjëherë për tek djali për të parë se si është!