Vlerësimi Adrian Dvoranit nga Departamenti Amerikan i Shtetit me ccmimin si kampion i Anti Korrupsionit ka risjellë përplasjet e forta mes Presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama sa i përket procesit të reformës në drejtësi.

Presidenti reagon nëpërmjet zëdhënësit Tedi Blushi për sa i përket reagimit të Ramës mbi sulmet që Dvorani kishte pësuar nga Meta në kohën kur ai kishte pasur drejtimin e KED-së.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR!”, shkruan Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit.

Më herët kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruante se Dvorani u godit harbutërisht për shkak se nuk iu dorëzua presionit të së keqes, duke nënkuptuar përplasjet që ish-kreu u KED-së ka pasur me presidentin Meta për emërimet e anëtarëve të Gjykatës Kushteetuese.

“Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Dvorani ishte zyrtar që presidenti Meta e sulmoi për procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, madje ai e bëri një kallëzim penal në Prokurori, duke e akuzuar për falsifikim dhe shpërdorim të detyrës si kreu i KED-së.