Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ndodh në Peqin/ 46-vjeçari i shkon në shtëpi ish-gruas, pasi e rreh i thyen dhe makinën

Ndodh në Peqin/ 46-vjeçari i shkon në shtëpi ish-gruas,

Peqin- Një 46-vjeçar me iniciale R.T. në Peqin është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish gruas dhe i ka dëmtuar automjetin. Në momentin e arrestimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

“Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin R. T., 46 vjeç, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij dhe i ka dëmtuar automjetin, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë”, njofton policia.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore