Drejtori i burgut të Fierit, Arjan Hasani, ka dhënë dorëheqje ditën e sotme. Mësohet se ka qenë vetë Hasani që ka hequr dorë nga detyra, ndërsa në vend të tij është emëruar Ervin Bushi.
Kujtojmë se në këtë burg që drejtohej nga Hasani vuante dënimin edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Ky i fundit u transferua më 15 korrik të këtij viti me kërkesë të familjarëve të tij drejt burgut të Lushnjës.
Në media u përfol se mes Tahirit dhe drejtorit, Arjan Hasani ka pasur një debat, ndërsa avokati i ish-ministrit, Maks Haxhia pohoi se klienti i tij ishte shumë i disiplinuar, duke shuar kështu edhe zërat për konfliktin.