Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emrat e ministrave të rinj të kabinetit të qeverisë Rama.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj”, thuhet njoftimin e Presidencës.

Më 4 shtator kryeministri Edi Rama paraqiti disa ndryshime në kabinetin e tij qeveritar.

Qeveria e re;
Ministër i Financave
Ikën Delina Ibrahimaj
Vjen Ervin Mete

Ministri i Jashtëm
Ikën Olta Xhaçka
Vjen
Igli Hasani

Ministria e Bujqësisë
Ikën Frida Krifca
Vjen

Anila Denaj

Ministri i Arsimit dhe Sportit
Ikën Evis Kushi
Vjen
Ogerta Manastirliu

Ministre e Shëndetësisë
Iken Ogerta Manastirliu
Vjen
Albana Koçiu

Ministrja për Sipërmarrjen
Ikën Edona Bilali
Vjen
Delina Ibrahimaj

Ministri për Pushtetin vendor
Arbian Mazniku