Klejdis Çela është emëruar drejtuesi i ri i institucionit të vuajtjes së dënimit, burgut 313, në Tiranë.

Mësohet se Çela do të zëvendësojë Shpëtim Saraçin, i cili tashmë do të jetë në krye të spitalit të burgut.

Por këto nuk janë ndryshimet e vetme, pasi janë ndryshuar edhe zinxhiri komandues i sigurisë së IEVP 313, si shefi i sigurisë së burgut dhe ai i shoqërimeve.

Në burgun 313 vuajnë dënimin personazhe të botës së krimit dhe ndodhen qelitë e regjimit të posaçëm “41 bis”.