Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre u la sot në burg nga GJKKO, ku do qëndrojë deri në përfundim të hetimeve për akuzat e ngritura ndaj tij.

Dako ndodhet në izolim në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtin vend, ku vuajnë dënimin dhe ish-ministri Lefter Kokën dhe ish-deputeti i PS Alqi Bllakon.

Ditën e sotme, GJKKO la në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. Seanca për Dakon dhe ish-zyrtarëve të tjerë të bashkisë nisi në orët e paradites dhe ka përfunduar rreth orës 17:00.

GJKKO vendosi që Adrian Bulku arrest me burg të lihet në arrest shtëpie, ndërsa Diana Dedja nga arrest shtëpie të lihet në detyrim paraqitje. Gjatë seancës për masën e sigurisë, në lidhje me pallatin që prokuroria thotë se është dhënë leja në kundërshtim me ligjin, Vangjush Dako i tha Gjykatës se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate është.