ARRSH ka dhënë detaje nga situata në terren si pasojë e motit të keq që ka përfshirë vendin.
Mësohet se gjatë natës ka rënë intensiteti i reshjeve, duke sjellë qetësimin e situatës.
NJOFTIMI I ARRSH
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve ✔️duke sjellë një qetësim të situatës?
?Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi kryhet pa probleme?
⚠️Në aksin Qafë Thore-Theth, në zonën e tuneleve, vazhdon rënia e ortekëve duke sjellë vështirësi për mjetet dhe punëtorët për pastrimin e rrugës ? dendësia e dëborës mbi 1️⃣m ?
?Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren ?për të mbajtur qarkullimin në normalitet ?
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me reshje, pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore?♂️