Pas 60 minutash ka mbatuar takimi që Elvis Roshi, ish-kryebashkiaku i Kavajës ka zhvilluar ditën e sotme në SPAK.
Nga pamjet të cilat janë shpërndarë në rrjet shihet se si Roshi është ‘arratisur me të katra’ nga gazetarët, teksa nuk ka zbuluar për ta asnjë detaj nga çfarë është diskutuar.
Ndër të tjera mësohet se në momentin që ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gazetarët ishin bërë gati ta pyesnin Roshin mbi atë që kishte thënë përballë prokurorëve të posaçëm, por ish-kryebashkiaku nuk u tregua mirëkuptues.
Ai jo vetëm që nuk ndaloi, por me çadrën që mbante në dorë mbuloi fytyrën dhe u largua me vrap. Nga pas, e ndjekin operatorët e mediave me kamera në dorë.