Një 43-vjeçar ka rënë në pranga ditën e sotme, pasi policia e Durrësit ka mësyrë në një lokal.

Mësohet se personi i arrestuar është Sherif Çela (Ismajli), i cili njihej për precedentë të theksuar kriminal, për vepra të rënda penale. Mësohet se akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, e po ashtu për “”tentativë vrasjeje”.

Gjatë kontrollit fizik, i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Durrës.

Me armë zjarri pistoletë me vete, në ambientet e një lokali, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal, për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i punës së pandërprerë monitoruese dhe vëzhguese, ndaj shtetasve me precedent të mëparshëm kriminal, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sh. Ç. (I.), 43 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Sh. Ç. (I.), i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.