Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 12 vite burg për Hekuran Markun, ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Nëse shpallet fajtor Marku do përfitojë uljen me 1/3 e dënimit, pasi Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.
Marku akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal bashkë me Agustin Dedën, ish-shoqëruesin tjetër të Tahirit dhe kanë kultivuar parcela me kanabis. Të dhënat për aktivitetin e tyre kanë dalë nga një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë, megjithatë vetë Marku ka mohuar akuzat dhe kërkon pafajësi në gjykatë.