Etleva Çullhaj është 34-vjeçarja që humbi jetën një ditë më parë, vetëm pak orë pasi kishte abortuar një fëmijë në maternitetin e Elbasanit.
E reja ishte nënë e 2 fëmijëve dhe ishte shtatzënë me të tretin, por sipas pretendimeve nga spitali, pacientja është paraqitur me shtatzani të dëmtuar, pasi fëmija ka qenë i pajetë në barkun e saj, e ndaj kanë vendosur edhe që të kryehej procedura e abortit.
Po ashtu, sipas mjekëve, pacientes i është kërkuar të qëndrojë në spital pas ndërhyrjes, por ajo ka kërkuar të largohet dhe është larguar. Disa orë më pas ka pasur përkeqësim të shëndetit duke pësuar komplikacionet që i morën jetën.
Pas ngjarjes, spitali nuk ka dalë ende me një prononcim zyrtar, me pretendimin se presin përcaktimin e shkakut të vdekjes nga ekspertiza mjekoligjore. Ndërkohë që dy mjekët e spitalit të Elbasanit, Arben Paralloi dhe Behar Gjevori janë vënë nën hetim lidhur me këtë rast.