Vrasësit e Luljeta Prezës, 32-vjeçares që u gjet e vdekur poshtë urrës së Dajlanit në Durrës, pritet të dalin ditën e sotmë para gjykatës, ku do të mëosjnë masën e sigurisë të vendosur ndaj tyre.
Për ngjarjen ka folur dhe nëna e njërit prej tyre, konkretisht nëna e Aldo Brahimit, e cila është hsprehur se nëse djali i saj e ka kryer krimin, duhet të vuajë dënimin që i takon.
Gjithashtu e ëma ka thënë se nuk ka qenë në dijeni se me çfarë merrej djali i saj.
“Kam ardhur për djalin, nuk e di a është e vërtetë apo jo. Të kalbet brenda nëse e ka bërë djali im, dua të verifikohet kjo akuzë. Ai mblidhte kanaçe, për t’u ushqyer, nuk jemi nga Durrësi, por në Grabjan. Kemi ardhur nga Lushnja, më mori policia në shtëpi, morën edhe burrin, nuk e dija për djalin. Më pyeti ku e ke djalin, i thashë duke mbledhur pagure, se ketë bënte ai, mblidhte paguret e i sillte në shtëpi.
Djali jeton me mua e burrin, nuk është i martuar”, tha nëna e 22-vjeçarit.
Ngjarja e rëndë ndodhi më datën dy gusht, ndërsa të arrestuarit janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.
Dy autorët ishin pjesë e një grupi të cilët vepronin edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Personat e akuzuar mësohet se i kanë kërkuar viktimës paratë që ajo kishte mbledhur duke “shitur” trupin e saj, por kjo e fundit ka refuzuar t’ia japë të gjitha me argumentin se ka nevojë të mjekohet për shkak të një aksidenti që i kishte ndodhur një javë më parë.
Ata e kanë rrahur për vdekje, dhe më pas trupin e kanë lënë poshtë urës për të humbur gjurmët.