Zgjedhjet e 14 majit vendosën kush dojenë kryetarët që do të drejtojnë 61 bashkitë e vendit për 4 vitet eardshme.
Teksa kryetarët presin datën 4 gusht për t’u betuar dhe për të nisur punën, 3 bashki mbeten ende në pikëpyetje.
Bahskia Rrogozhinë, Belsh dhe Himarë nuk dihet ende nëse do të drjtohen nga emrat që dolën fitues pas numërimit të të jgitha votave.
Për Rrogozhinën, KAS vendosi për rihapjen e kutive në bashkinë, Rrogozhinë me kërkesë të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për manipulim të votave, duke rikthyer garën mes Edison Memollës, i cili fitoi zgjedhjet me vetëm 23 vota më shumë kundër kandidatit të koalcionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha. Gjithashtu KAS ka lënë pezull bashkinë Belsh, ku të hënën do të vendoset nëse do të rihapen kutitë.
Por një nga bashkitë me pikëpyetjen më të madhe është Himara, ku u zgjodh nga qytetarët Fredi Beleri, i cili u arrestua nga policia dy ditë para zgjedhjeve për shit-blerje të votës.
Gjykata ende nuk ka dhënë një vendim të prerë për Belerin, i cili ndodhet ende prapa hekurave.